Lajme

Emri\ Goditi me sende të forta 44 vjeçarin në Kavajë, arrestohet i riu,detaje

Është arrestuar 23 vjeçari në Kavajë i cili goditi me sende të forta një 44 vjeçar.

Danjel Habibi u arrestua nga policia e Kavajës, pasi goditi shtetasin Zenel Lushkja duke dëmtuar edhe makinën e tij.

Sherri mes tyre nisi pas një borxhi 25 mijë euro që Danjel Habibi i kishte Zenel Lushkjas. Zënka nisi në lokal dhe më pas u transferua edhe jashtë në momentin që Lushkja ishte në makinë.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi që ndihmoi Habibin të godiste 44 vjeçarin.

Njoftimi i Policisë: Kavajë , Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Z. L., 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim D. H., 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Z. L., si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close