Lajme

Emri/ Humbi kontrollin e makinës, ndahet nga jeta në aksident 36-vjeçari shqiptar në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Foligno, në Umbria të Italisë. Viktima është një 36-vjeçar shqiptar për të cilin mediat fqinje japin vetëm inicialet (D.G), rezident në Foligno.

I riu shqiptar humbi kontrollin e makinës së tij në rrethana ende të paqarta dhe u përplas me murin e një nënkalimi.

Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, për 36-vjeçarin nuk qe e mundur të bëhej asgjë. Nga përplasja ai përfundoi jashtë automjetit dhe vdiq në vendngjarje. Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close