
Një 58-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet në Belgjikë.
Bëhet fjalë për shtetasin Haredin Fejzulla, i cili është dënuar me 9 vite dhe 4 vite burgim nga gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit, si dhe me 5 vite nga gjykata e Apelit të Brukselit, për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale, pra 18 vite në total.
Policia belge ka vënë në dispozicion një numër, për cilindo që ka informacione për shqiptarin e shpallur në kërkim