Lajme

Emri/ Identifikohet pushuesi 27-vjeçar që u gjet i mbytur në plazhin e Talës në Lezhë

Policia e Lezhës ka mundur të zbardhë identitetin e personit, që u gjet pasditen e sotme i mbytur në plazhin e Tales në Lezhë.

Mësohet se viktima është Paulin Rrasa, 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë. Pas identifikimit, grupi hetimor ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, kur policia ka marrë njoftimin për trupin e pajetë të 27-vjeçarit, i cili nuk ishte i identifikuar ende në momentin e konstatimit.

Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 19:30, kemi marrë njoftim për një shtetas ende të paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Tales, Lezhë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e shtetasit të mbytur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: