Categories Lajme

Emri/ E shoqërojnë në komisariat 35 vjeçarin në kërkim ndërkombëtar

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Shtetasi me Toni Jashari nga Gostivari po hynte drejt territorit shqiptar kur u ndalua nga policia për kontroll, nga ku rezultoi në kërkim ndërkombëtar. Tanimë, ai pritet të ekstradohet drejt Kroacisë. Në vitin 2018, ai ishte arratisur nga vendi i vuajtjes së dënimit pasi u burgos për 10 vite. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, evidenton dhe arreston me qëllim ekstradimi një shtetas maqedonas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore kroate. Ndalohet një 35-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Në kuadër të masave të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës, gjatë përpunimit të detajuar të dokumentacionit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, të shtetasit T. J., konstatuan se autoritetet gjyqësore kroate me vendimin e datës 26.08.2015, e kanë dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, parashikuar nga Kodi Penal Kroat. Ky shtetas në vitin 2018, është larguar nga vendi i vuajtjes së dënimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë në bashkëpunim me specialistët për hetimin e krimit, krimit të organizuar dhe krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar T. J., 35 vjeç, banues në Gostivar, Maqedoni e Veriut. Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME