
Xhuljano Hajrulla,i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të marjuanës dhe kokainës, është arrestuar në qytetin e Vlorës.
Ai do të qëndroj përkohësisht në shqipëri, për tu ekstraduar më pas në Spanjë, ku është i akuzuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në fushën e narkotikës.
Një 30 vjeçar, pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, është arrestuar nga policia e Vlorës.
Xhuljano Hajrulla, është dënuar nga Gjykata Qëndrore e Instruksionit në Spanjë, me masën “Arrest me Burg”, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtarë nga Interpol Madrid.
Ai akuzohet për veprat penale “Trafik narkotikësh”, “Grup kriminal” dhe “Mashtrim në fushën e energjitikës”, parashikuar nga legjislacioni penal spanjoll.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet kultivimin e bimëve narkotike të llojit marijuanë, në Spanjë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Escape”.
Xhuljano Hajrulla është arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimin e tij drej Spanjës,ku edhe akuzohet për disa vepra penale.
Ky grup kriminal në Spanjë, që merret me kultivimin e marijuanës. Prej tyre janë përdorur shtëpi dhe ndërtesa industriale për kultivimin e kësaj bime, Xhuljano Hajrulla dyshohet si personi që merrej me transportimin e materialeve dhe kultivimin e plantacioneve.
Në total, ky grup kriminal llogaritet se ka vjedhur vazhdimisht energji elektrike, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar shtetit Spanjoll.