Categories Lajme

EMRI/ Kush është babai monstër që abuzonte seksualisht me vajzat e tij, u arrestua nga policia pas denoncimit

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Si u denoncua rasti nga Piranjat?

Një javë më parë “Piranjat” kanë sjellë rrëfimin tronditës të vajzës 17-vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualisht nga babai i saj. 17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat’ e babait, por për të shpëtuar motrën dhe vëllanë e saj që jetojnë ende në atë familje.

Që nga momenti që babai ka pasur kontakt me mua deri kur jam larguar nga shtëpia. Ka qenë një moment te shtëpia kur po rrinim të gjithë bashkë. Më thotë a mund të përqafoj. Më puth në buzë. M’u skuq fytyra. Nuk dija sit ë reagoja. Në atë moment mendova mos e ka bërë pa dashje. Ai shpesh herë shkonte në Greqi. Shumë rrallë vinte në Shqipëri. Nuk e njihja mirë. Më dukej si njeri i huaj.. Nuk dija t’i thoja baba. Dhe kur i kam thënë baba për herë të parë janë ndjerë çuditshëm. Nuk e prisja.

Me mamanë kishte marrëdhënie të mira, por shpesh herë e keqtrajtonte. Mami një ditë kishte ikur në punë herët dhe ai do shkonte pak më vonë. Ai më merr te krevati në krahë dhe më çon te dhoma e vet, Nis më zhvesh dhe ai zhvishet komplet. Nuk mund të bëja diçka. I thoja mjaft. Derisa ai kënaqet, Mjaft të të gjente vetëm do e bënte diçka. Ishte e pamundur të shpëtoje nga ai. Ai prekte çdo gjë timen. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Frekuentonte me mua, jo brenda meje por në çdo vend tjetër”, shprehet ajo.

Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11-vjeçe, dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllanë dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë. Sipas saj sapo e ka futur në dhomë e ka zhveshur, dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq, dhe të bëjë veprime të turpshme. Sipas të resë ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël. 17-vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundrazi vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të.

Më thoshte ti nuk ke pse bën kështu. Më thoshte që çdo baba e bën këtë gjë me vajzën e vet. I thoja jo largohu. Deri para një viti e gjysmë nuk kam folur me askënd. Në atë kohë i kam thënë mamasë. Deri në moshën 16 vjeçe nuk i kam thënë mamit. Edhe mami nuk është ndonjë figurë. Ajo është shumë e ftohtë si për mua dhe për motrën. Në atë moment kur po shkonim për shtëpi po më fliste ashpër. Ai rrinte në Greqi dhe unë nuk i shkruaja. Ajo më thoshte pse nuk e merr babin tënd. I thoja e di çfarë më ka bërë mua ai. Ia shpjegoj të gjitha. Nuk u prek. Vetëm më thoshte pse nuk ma ke thënë mua. Kur shkuan në shtëpi e pyeti dhe motrën dhe i thotë edhe motrat të njëjta gjëra. Ai e mohoi”, tregoi ajo.

Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale ushtronte dhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje. Adoleshentja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera.

Kjo histori nuk është lënë me kaq nga Piranjat. Ato siç e kanë zakon i kanë shkuar deri në fund investigimit, dhe kanë zbuluar se pedofili vazhdonte të kërkonte vajza minorene për të kryer marrëdhënie me to. “Piranjat” nisur nga denoncimi i vajës 17-vjeçare se babai i saj veprimet që kryen me të dhe motrën e bën dhe me vajza të tjera, ka bërë që të infiltrojnë menjëherë agjenten, e cila shtiret si 14-vjeçare, dhe babai monstër bie menjëherë në kurth.

Ai nis dhe i kërkon menjëherë seks vajzës së “mitur”, ndërkohë që në krahun tjetër “Piranjat” janë vënë në lëvizje duke marrë vajzën e dytë dhe djalin nga shtëpia e babait monstër, por edhe gruan që jetonte me të. Pas kësaj, “Piranajt” kontaktuan dhe me policinë, duke arrestuar babain monstër i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.

Pavarësisht të gjithë këtij denoncimi ajo që tërhoqi më shumë vëmendje është sjellja e nënës së dy vajzave, që pavarësisht se ka parë gjithë jetën se si ai i rreh vajzat, por dhe dëshmitë e tyre tek ajo se babai abuzon seksualisht me to, vazhdon deri në fund të mbrojë bashkëshortin e saj, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME