Categories Lajme

EMRI/ Ky është i riu shqiptar që u arratis nga burgu natën e Vitit të Ri

Është identifikuar shqiptari i cili u arratis natën e ndërrimit të viteve nga burgu në Vercelli, në Veri të Italisë. Mësohet se i arratisuri është Kristjan Mëhilli 27-vjeç, i cili është arrestuar në vitin 2019 si anëtar i bandës ‘Ice Eyews’. Ky grup është akuzuar për një sërë grabitjesh të vilave në territorin Piemontez në Itali.

Mëhilli së bashku me një të burgosur tjetër po me origjinë shqiptare kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, më pas zbritën me çarçafë të lidhura litar.

Të dy të burgosurit mundën të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të b urgut. Po ashtu ata janë ndihmuar edhe nga persona të jashtëm me litar brenda murit rrethues të burgut.

Ka qenë Mëhilli ai që ka arritur të largohet, ndërsa personi tjetër është rrëzuar dhe ka thyer krahun, në këtë mënyrë është bllokuar nga rojet e b urgut. Mediat italiane shkruajnë se 27-vjeçari njihet si një person i rrezikshëm.

Mediat italiane shkruajnë se Mëhilli u arrestua në maj të 2019-s nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre shqiptarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Agustin Pjetërgjokaj, Kristjan Keci dhe Cesk Thani ishin shqiptarët e tjerë pjesë e bandës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME