Lajme

EMRI/ Masakroi me thikë babë e bir në Vlorë pas sherrit banal, zbulohet identiteti i dhëndrit

Rildi Kocja është autori i plagosjes me thikë të babë e bir në Vlorë gjatë mbrëmjes së djeshme, 60-vjeçarit Xhevdet Brahushi dhe 30-vjeçarit Albion Brahushi.

Ngjarja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta, ku fillimisht u sulmua me thikë 30-vjeçari, i cili u qëllua rreth dhjetë herë dhe pasi i ati i tij ndërhyri, u sulmua edhe ai disa herë në gjoks, bark dhe këmbë.

Kujtojmë se autori ishte dhëndri i atyre që plagosi dhe pas ngjarjes ai u largua menjëherë nga vendngjarja, duke u vënë në pranga më pas nga policia.

Kujtojmë se 30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.

Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet ende si jashtë rrezikut për jetën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close