Categories Lajme

EMRI/Me 13 profile të rreme në rrjet, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar, i identifikuar si Igli  Paskal është arrestuar, teksa akuzohet për veprën penale “Falsifikimi Kompjuterik dhe Përndjekja”. Sipas njoftimit të policisë, kallëzimi për këtë shtetas është bërë nga një vajzë. Bëhet me dije se i riu hapte profile të rreme në rrjete sociale dhe në njërën nga to, ka siguruar një takim me vajzën nga Tirana.

Paskal, theksohet në njoftimin e policisë, kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet k riminale. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës “i-Phone”.

Njoftimi i policisë: Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë k riminale në fushën e krimit kibernetik. Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKIMI”.

Vihet në pranga një 27-vjeçar. Nga Njësia për H etimin e K rimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë K riminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit u realizua operacioni policor “TAKIMI”.

Pas një hetimi disamujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën k riminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota dhe të shpejta në lidhje me kallëzimin e marrë nga një shtetase, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “P ërndjekja”.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ek zekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I. P., 27 vjeç, banues në Tiranë. Për këtë shtetas është caktuar urdhri i ndalimit, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat p enale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Përndjekja”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme. Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale, ky shtetas ka kanosur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në qytetin e Tiranës, me të cilën ka realizuar dhe një takim, duke u prezantuar me të dhëna të rreme.

Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 13 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës iPhone.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti k riminal. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “P ërndjekja”./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME