Lajme

EMRI/ Me shkop bejsbolli në dorë dhe thikë për të ‘kapur’ atë që e kishte sulmuar, dënohet 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar shqiptar, Argjend Canaku është dënuar me 22 muaj burg në Britaninë e Madhe  pasi sulmoi një grup personash me një shkop bejsbolli dhe me thikë, teksa hyri në një dyqan në Oksford.

Mediat britanike, të cilat kanë publikuar dhe pamjet nga vendngjarja shkruajnë se arsyeja që i riu shqiptar po ndiqte turmën është se aty ndodhej një person që e ka sulmuar më parë 23-vjeçarin dhe mesa duket Canaku donte të ‘hakmerrej’.

Avokatja e tij, Samantha Giffin tregoi para gjykatës se Canaku ka pasur një fëmijëri të vështirë dhe me trauma në vendlindje, Shqipëri, pasi babai i tij polic ishte vrarë.

Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe dhe kishte kërkuar  azil. Për një periudhë kohe ka qëndruar për pak kohë me një burrë të moshuar përpara se të strehohej nga shërbimet sociale.

Sipas mediave britanike, 23-vjeçari ka qenë disa herë i shoqëruar për drogë dhe dhunë, por nuk është dënuar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close