Categories Lajme

EMRI/ “Mi jep ose…”, nën kërcënimin e armës i mori varësen dhe orën pronarit të një biznesi, arrestohet ‘skifteri’

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhje me armë. Në kuadër të operacionit të koduar “Expensive” u arrestua Saimir Karoshi, ndërsa bashkëpunëtori shtetasi me inicialet Q. H., 32 vjeç, është shpallur në kërkim.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Expensive”, për zbardhjen e një vjedhjeje me armë zjarri, në Kamëz. I morën varësen dhe orën e dorës, pronarit të një biznesi, duke e kanosur me armë zjarri, identifikohet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 3 ora dore dhe aksesorë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për të realizuar vjedhjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në një servis në Bathore, Kamzë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Expensive”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit S. K., 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Q. H., 32 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. K., në bashkëpunim me shtetasin Q. H., në një biznes (pikë për shitjen e automjeteve), në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, shtetasit Xh. Sh., orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H., si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe nga shtetasi i arrestuar S. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME