Categories Lajme

Emri/ Në kërkim të ëndrrës, 8-vjeçarja nga Durrësi fiton konkursin e bukurisë në Turqi: Dua të bëhem doktoreshë ose…!

“Unë mendoj se do të bëhem vetë modele dhe do të jem unë shembull për të tjerët.” Kjo është Sibela Kurti, 8-vjeçarja miss nga Durrësi.

Ndonëse e vogël në moshë, ajo i ka të qarta idetë, se çfarë do të bëhet në jetë.

“Unë kam shumë qejf të bëhem doktoreshë, ose kirurge. Që 3 vjeçe doja të isha modele”, u shpreh vajza.

“Dua shumë të jem një modele e famshme”, tha ajo më tej.

Për të realizuar ëndrrën e saj ajo po punon që tani.

Modele në dhjetëra reklama dhe fituese e një sërë çmimesh në disa kompeticione bukurie.

“Në Durrës kam fituar ‘Shoqëruesja e dytë e miss-it’ dhe ‘Fashion Model’, ndërsa në Turqi kam fituar ‘Grand Prix’, tha ajo.

Durrsakja e vogël ishte pjesë e delegacionit shqiptar në garën botërore të modelingut për fëmijë “Golden Star Kids International 2022” zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Ajo është shqiptarja e vetme, që u vlerësua me një çmim të madh në eventimentin botëror të talenteve, ku morën pjesë 10 shtete, si: Malta, Shqipëria, Gjeorgjia, Italia, Indonezia etj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME