Lajme

Emri/ Pastroi 2 milionë paund në Shqipëri, 11 vite burg për bosin shqiptar të drogës në Britani

Një 30 vjeçar shqiptar është dënuar me 11 vite burg nga autoritetet britanike, pasi akuzohet për trafik droge dhe pastrimin e rreth 2 milionë paund në Shqipëri e Hollandë.  Bëhet fjalë për të riun Xhuljan Shehu, i cili përdorte platformën e koduar të komunikimit ‘EncroChat’ për shpërndarjen e drogës.

Sipas medieve të huaja, shkak i zbulimit të vendodhjes së 30-vjeçarit u bë një reklamë e ‘Right Move’, e cila ekspozoi vendndodhjen e biznesit të tij të paligjshëm. ‘Right Move’ është agjenci imobilare në Britani.

30-vjeçari mbikëqyri importimin dhe shpërndarjen e kokainës në Britani, si dhe në disa qytete të Belgjikës, si Anversa dhe Brukseli.

Të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm u pastruan më pas në Shqipëri dhe Hollandë. Gjithashtu shqiptari kultivoi 30 kilogramë kokainë me një vlerë rruge prej 1.05 milionë paund midis 23 marsit dhe 2 qershorit 2020, në një banesë në Ëhittington Way, Pinner, Harroë nën emrin ‘Maidenram’ në EncroChat. Ai planifikoi që me të ardhurat nga tregtia e drogës të blinte prona në Shqipëri me vlerë 2 milionë funte.

Arrestimi i 30 vjeçarit u bë më 24 nëntor të vitit 2021 në High Street, Uxbridge. Hetimet e mëtejshme treguan se ai kishte përdorur një pasaportë false greke për të siguruar qiranë në apartamentin Pinner, në një përpjekje për të fshehur identitetin e tij. Në seancë i riu mohoi akzuat që rëndojnë mbi të, duke pretenduar  se punon në ndërtim dhe se studion me kohë të pjesshme

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close