Lajme

Emri/ Përdhunoi 16-vjeçaren: Arrestohet shqiptari në Spanjë, i përfshirë edhe në trafik droge

Policia spanjolle ka vënë në pranga 35-vjeçarin shqiptar Florjan S. pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur në Vilafranca dek Penedes.

Ka qenë vetë e reja e cila ka bërë denoncimin duke treguar edhe banesën ku 35-vjeçari e kishte mbajtur për gati pesë orë.

Vajza 16-vjeçare kishte treguar se 35-vjeçari pasi kishte kryer aktin e rëndë i ka thënë të largohej: “Mund të largoheni tani” ka treguar e mitura se i ishte drejtuar abuzuesi.

Ndërkohë policia spanjolle bën me dije se 35-vjeçari rezulton i përfshirë në botën e krimit, sidomos në trafikun e drogës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close