Lajme

EMRI/ Përfundoi në koma nga mbidoza e metadonit, ndërron jetë në QSUT i riu që ishte arrestuar për vjedhje

Teksa ndodhej prej disa ditësh në koma, ka ndërruar jetë në spitalin ‘Nënë Tereza’ një 27-vjeçar, i cili shfaqi probleme shëndetësore gjatë kohës që ishte në qelinë e paraburgimit.

Behet fjalë për Jani Rustemajn, i cili u arrestua për vjedhje më 12 prill, ndërsa ai shfaqi problemet e para shëndetësore më 14 prill dhe për herë të dytë më 17 prill, ndërsa u shtrua në spitalin ‘Nënë Tereza’ më 19 prill. Ndërkohë, më 30 prill nëna e të riut bëri kallëzim në polici, ndërsa policia thekson se po heton për ngjarjen në fjalë.

Nga të dhënat hetimore, dyshohet se i riu përfundoi në koma si pasojë e një mbidoze metadoni.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close