
Të shtëna me armë zjarri u raportuan ndaj një biznesi në Laç, në pronësi të 36-vjeçarit F.T. Menjehere erdhi edhe reagimi i policisë. Bëhet me dije se autori i kësaj ngjarje është identifikuar.
“Është identifikuar një person që ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani Ka vetëm dëme materiale”, thuhet në reagimin e policisë.
Kujtojmë se nga ana e policisë më herët nuk ishte bërë publike asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje.
Nga pamjet e siguruara shihet edhe dëmi dhe shenjat e plumbave në hyrjen e biznesit, si dhe xhamat e thyer.
Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se ka qëlluar për motive të dobta.
Për arsye hetimi për momentin nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij
Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.