Lajme

EMRI/ Shpërthim me tritol para banesës së shefit të Krimeve në Shkodër

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm para banesës së shefit të Krimeve Pëllumb Shpati në Shkodër.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 03:50 në lagjen Dobraç ndërkohë që si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në banesën dhe automjetin e Shpatit.

Tashmë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 03:50, në lagjen Dobraç, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, përpara banesës së shtetasit P. Sh., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Si pasojë janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij, si dhe është dëmtuar automjeti i tij.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close