Categories Lajme

EMRI/ Tritoli tek vila e Talo Çelës/ SPAK, informacion tek një kompani private, u vodh nga…

Përmes një shkrese të muajit Tetor 2022, SPAK i kërkon të dhëna kompanisë së ndërtimit “Victoria Invest”, për personin e arrestuar, Florenc Çekrezi.

Çekrezi, është kushëri i Eljo Bitrit dhe i arrestuar nga SPAK, për vendosjen e sasisë së tritolit në banesën e Talo Çelës, ngjarje kjo e ndodhur në 5 nëntor 2020 në Elbasan.Tre prokurorët e SPAK kanë ngritur dyshime të forta se sasia e tritolit e vendosur në kollonat e shtëpisë së Talo Çelës, është marë pikërisht në ambjentet e kompanisë private “Victoria Invest”.

Tritoli besohet se është marë nga Florenc Çekrezi, i cili në vitin 2020 shërbente si puntor eskavatori në kompaninë e ndërtimit.

Më tej lënda shpërthyese i është dhënë, Nuredin Dumanit dhe ky i fundit ia ka përcjellë Eljo Bitrit, Skerdi Tasit dhe Henrik Hoxhaj, për të mbaruar punë.

Ndërsa tashmë SPAK kërkon përgjigje nga kompania “Victoria Invest”, nëse i arrestuari Florenc Çekrezi, ka qënë i punësuar në këtë kompani ose jo.

Në shkresën e siguruar thuhet:

“…konkretisht nëse ka qenë i punësuar pranë kësaj shoqërie, periudha kohore e detyrat fuksionale te kryer prej tij. Si dhe nëse “Victoria Invest” përdor lëndë shpërthyese eksplozive në zbatim të projekteve të ndryshme infrastrukturore…”.

Prokuroria arsyeton se ngjarja shembjes me tritol të shtëpisë së Talo Çelës, u organizuar nga Nuredin Dumani, Henrik Hoxhaj, Skerdi Tasi si dhe kushëriri i shtetasit Elio Bitri i identifikuar si Florenc Çekrezi.

Ndër të tjera në vijim të hetimeve për të arrestuarit e tjerë, SPAK ka kërkuar informacion dhe në bashkinë e Durrësit, nëse ky institucion i ka dhënë dëmshpërblim Petrit dhe Festim Qolit, për dëmet e shkatuara nga termrti i 26 nëntorit 2020./OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME