Lajme

Emri/ U kap në Vlorë teksa po përgatiste vrasjen: Kush është 35-vjeçari nga Shkodra me precedentë penalë në Itali

Amarildo Nikoll (Xhanej), 35-vjeçari nga Shkodra i arrestuar sot nga policia e Vlorës me armë me silenciator dhe i pajisur me municion luftarak, doreza dhe kapuç, rezulton me precendentë penalë në Itali.

I riu është i përfshirë më herët në trafikun e drogës, teksa paratë e përfituara nga rrugët kriminale investoheshin për të blerë dyqane dhe klube nate.

Amarildo Xhanej ra në prangat e policisë italiane pas një operacioni masiv të organizuar nga autoritetet për të goditur bandën.

Në 2011 Amarildo Xhanej u arrestua me një kilogram kokainë. Në krye të rrjetit të trafikimit të lëndëve narkotike ishin shqiptarët raportonin mediat italiane në atë kohë.

Sipas hetuesve shqiptarët ishin ngarkuar të furnizonin dhe importonin drogën direkt nga Shqipëria. Përveç stilit të shtrenjtë jetesës ajo çfarë vihej re ishte edhe përdorimi i makinave dhe motorëve të shtrenjtë, të ardhurat e të cilave siguroheshin nga trafiku i drogës

Vlorë, Lëvizte me këmbë, në qytetin e Vlorës, me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje, falë inteligjencës policore, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari nga Shkodra.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me silenciator, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç që 35-vjeçari i mbante në çantën e shpinës.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i kontrollit permanent të territorit, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Në kuadër të këtij operacioni, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar, kapur në flagrancë dhe kanë arrestuar shtetasin A. N. (Xh.), 35 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, dhe në çantën e tij të shpinës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me silenciator, me fishek në fole, gati për qitje, një sasi municioni lufatrak, doreza dhe kapuç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe të qëllimit të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close