Categories Lajme

EMRI/ Vodhi mbi 1 milion paund në Britani. Gjykata jep vendimin e papritur për shqiptarin: Të paguajë 1 cent!

Një shqiptar, hajdut në Britaninë e Madhe, duket se ka qenë shumë fat. Ai u urdhërua nga gjykata britanike që të paguajë si dëmshpërblim, për g rabitjet që ka kryer, vetëm 1 cent.

Asdrit Kapaj u burgos në vitin 2019 me 14 vjet burg, pasi kishte arritur të vjedhë në më shumë se 200 shtëpi luksoze. Mediat në Britani shkruajnë se shqiptari kishte hyrë në territorin britanik sikur ishte azilkërkues nga Kosova dhe gjatë veprimtarisë së tij k riminale 11-vjeçare, ai arriti të fitojë mbi 1 milionë paund.

Kapaj, 44 vjeç nga Vlora shkoi në Britani në vitin 1996. Ai gjithmonë kishte pretenduar në mënyrë të rreme se ishte azilkërkues nga Kosova. I quajtur “Wimbledon Prowler”, ai udhëtoi në Londër nga shtëpia e tij në Mançester për të kryer g rabitje nga viti 2008.

V iktimat e tij të famshme përfshinin ish-sulmuesin e Arsenalit Nicolas Anelka, i cili thuhet se e ndoqi atë përtej një kopshti. Kampioni i tenisit Vimbledon Boris Becker ishte gjithashtu në shënjestër e tij.

Edhe pse Kapaj u kap më 2019 më në fund, asnjë nga pasuritë e vjedhura prej tij nuk u sekuestrua. David Spencer, nga Qendra për Parandalimin e Krimit, e quajti vendimin për kthim të 1 centi “qesharak” dhe një fyerje të madhe. Komuniteti u shpreh se rasti shpreh qartë faktin se krimi nuk d ënohet sa duhet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME