Categories Lajme

EMRI/ Zbulohet autori që dyshohet se ekzekutoi Edmond Papën në Tiranë

Andrew Bode, 44 vjeç, me origjinë nga Berati, dyshohet të jetë ekzekutori i Edmond Papës në 16 dhjetor në zonën e Selitës në Tiranë. Andrew është emri i tij i dytë, pasi më herët emri i tij ka qenë Edvin Bode, por për shkak të problemeve me ligjin e ka ndërruar disa vite më parë. 44-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim nga policia i dyshuar për vrasjen e Papës, në rolin e qitësit, por akoma nuk është lokalizuar për t’u arrestuar, përtej disa kontrolleve që janë kryer në kërkim të tij.

Andrew alias Edvin Bode, është ndihmuar nga Albano Velo për të ekzekutuar Edmond Papën në një lokal në zonën e Selitës, sapo ishte ulur në tavolinë. Ata e vëzhguan për ditë me radhë, derisa gjetën rastin për t’a vrarë. Bode figuron edhe biznesmen, pasi ka një kompani në Korçë që merret me import dhe eksport, tregtim me shumicë dhe me pakicë të ujit të pijshëm, depozitimin dhe transportin e ujit të pijshëm dhe pijeve të tjera joalkoolike.

Por, në dallim nga sa e kishin menduar dhe përtej përpjekjes për t’u kamufluar, pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi në afërsi arritën të kapin tipare të fytyrës, të cilat çuan në identifikimin e tyre të plotë. Përmes këtyre pamjeve dhe vëzhgimeve të shumta të lëvizjeve të tyre për ruajtjen e viktimës, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes dhe arrestimi i njëri prej tyre, Albano Velos, i cili nuk ka pranuar krimin, edhe pse policia dhe prokuroria kanë në duar prova që i konsiderojnë të pakundërshtueshme.

E gjitha dyshohet të jetë bërë për hakmarrje, për vrasjen në qershor të vitit të shkuar të Aleksandër Sadikajt, mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Albano Velos. Zinxhiri i vrasjeve lidhet ngushtësisht me prishjen e pazareve të drogës, teksa policia dhe prokuroria, me zbardhjen e vrasjes së Papës duket se është afër zbardhjes edhe të vrasjes së Sadikajt, teksa prej arrestimit të Velos është shumë e rezervuar në dhënien e detajeve.

Ditën e ngjarjes dy autorët e dyshuar erdhën nga jugu dhe pasi prej ditësh e kishin ndjekur, mundën të ekzekutojnë Edmond Papën, i cili kishte udhëtuar drejt Tiranës me nënën që do e dërgonte për vizitë te mjeku. Papa kishte kryer një dënim për drogë në Greqi dhe ishte i skeduar për po të njëjtat akuza edhe në Britani të Madhe. Ai ishte biznesmen i njohur në Sarandë. Pas zbardhjes së këtij krimi, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka shkarkuar nga detyra babin e autorit, Dilaver Velo punonjës i komisariatit nr.4 në Tiranë.

Si u vra Edmond Papa?
49-vjeçari Edmond Papa, u qëllua rreth orës 16:30 në zonën e Selitës në Tiranë, teksa ishte në një lokal aty pranë, në rrugën “Fadil Bodinaku”. 49-vjeçari u dërgua në spital, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra. Në momentet që është afruar në ambientet e jashtme të lokalit Papa ka reaguar dhe ka qëlluar në drejtim të tij me mjetet që ka pasur përpara, tavëll duhani dhe të tjera. Në këtë moment një nga autorët ka qëlluar me plumba pistolete 9 herë dhe menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Edmond Papa ishte me precedent në Greqi, i dënuar për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe. Sipas burimeve, ai kishte pak kohë që kishte ardhur në Shqipëri ndërsa në Tiranë ndodhej për të shoqëruar nënën për disa vizita mjekësore. Viktima ishte pronar i hotel ‘Blue Sky’ në Sarandë.

Si u vra Aleksandër Sadikaj?
Më 11 qershor, 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj, ishte nisur drejt qytetit të tij, por në aksin Sauk-TEG, makina me targa AB077PO me të cilën ai po lëvizte shpërtheu, si rrjedhojë e sasisë së tritolit. Bomba me celulare dyshohet se i është vendosur nga persona që kishin akses te makina. Nga shpërthimi Sadikaj humbi 2 gjymtyrët e poshtëm, këmbët, dhe ia doli që të dilte vetë nga makina e të dërgohej në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME