Lajme

Ende bashkë? Donaldi takohet me Bora Zemanin brenda “Big Brother Vip”

Një tjetër përballje emocionuese ndodhi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, këtë herë mes Bora Zemanit dhe ish-partnerit, Donald Veshaj.

“Pse duhet të ndodhte këtu? Më duket shumë siklet!”, u shpreh Bora Zemani kur Arbana Osmani i tha lajmin për përballjen.

Ndërkohë Donaldi nuk harroi të tregohej romantik në përballje, ai i dhuroi një lule ish-partneres së tij për 2 vite. Donaldi në fund të takimit ia rrëmbeu puthjen në buzë, duke i lënë publikit të kuptohej se u rikthyen bashkë.

Donaldi: Ti sikur s’do vije?
Bora Zemani: Erdha për Semin!
Bora Zemani: Si je?
Donaldi: Është e çuditshme gjithçka.
Bora: Nuk duhet ta humbasësh kurrë humorin.
Bora: Gjërat janë shumë të turbullta, nuk mund të sqarohen kështu.
Donaldi: Nuk do puthje! Është e turpshme!
Bora: Të shoh 24 orë dhe nuk kam mundësi të zihem me ty!
Donaldi: Unë e dua Borën që kam patur!
Bora: Unë e dua Donaldin që kam patur!
Donaldi: Tani, një puthje si shokë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: