Lajme

‘Ëndrra që më lë pa gjumë’, Rama në Lezhë: Sigurimi masiv i vaksinës, do të shpëtonte sezonin turistik

Edi Rama nga Lezha tha se për turizmin po nxiten investime të reja sa i përket zonës bregdetare.

Gjithashtu ai u shpreh se biznesi i vogël e ka taksën zero duke shtuar se kjo është mbështetja më serioze që një qeveri ka dhënë për biznesin. Ndërsa u ndal te procesi i vaksinimit Rama tha se synohet që të arrihet vaksinimi masiv për të shpëtuar edhe sezonin turistik.

“Sa kohë do të jetë PS në krye të vendit , biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë taksë për fitimin. Këtë nuk e ka asnjë nga vendet në rajon. Po ashtu një tjetër ndihmë për biznesin dhe të gjithë shqiptarët është vaksinimi.

Është shumë e afërt dita ku ne do të fillojmë vaksinimin masiv për të lehtësuar edhe sezonin e ardhshëm turistik. Nëse realizojmë një vaksinim masiv në mars-prill-maj deri në mesin e qershorit do të kemi një sezon turistik shumë më ndryshe. Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumi se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha më tej Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: