fbpx
Lajme

“Ëngjëlli më i bukur i parajsës”, shkrimet prekëse dedikuar 25 vjeçares që vdiq në Portin e Durrësit

V dekja e punonjëses së sigurisë në portin e Durrësit, Artineda Haskasa pasi u aksidentua nga një trajler, ka dëshpëruar familjarët dhe miqtë e saj. Në rrjetet sociale kanë nisur reagimet dedikuar saj, ku shprehin ngushëllimet dhe kujtojnë me mall 25-vjeçaren, e cila nuk jeton më.

“Ëngëlli më i bukur i parajsës, qofsh e xhenetit. Shpirti i motrës”, shkruan një e afërme e saj. Ndërsa një tjetër mik i saj shkruan: “U prehsh në paqe e dashur Artineda”. Edhe Fakulteti i Shkencave Politike Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” ka reaguar me një shkrim në rrjetet sociale: “Te prekur nga lajmi per humbjen e parakohshme te jetes te studentes tone, Artineda Haskasa , bashkohemi me dhimbjen e familjes.

Ngushellimet tona te sinqerta , U prehsh ne paqe Artined! Dekani dhe stafi i FSHPJ”. Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, që pritet të zbardhet nga dëshmia e shoferit 39-vjeçar, i cili është arrestuar. Aksidenti me pasojë v dekjen ndodhi dje në orën15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button