Categories Lajme

Era e fortë rrezikon Parkun e Llogarasë, ndërpritet ndërhyrja nga ajri

Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit  të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM, era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave.

Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës.

Në mëngjes, forca të shumta u drejtuan drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë.

Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive 3 vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do të përhapen me shpejtësi, shprehen banorët e fshatit. Një vatër zjarri është në Karaburun dhe një në Nartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME