Lajme

Erdogan publikon foto nga vizita në Shqipëri

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka publikuar në rrjete sociale një fotogaleri nga vizita e tij në Shqipëri. Mbi fotot e publikuar, ku është kolazh i të gjitha momenteve që lideri turk kaloi në vendin tonë, ai shkruan:

“Faleminderit Shqipëri, ju duam juve!”. Kujtojmë që presidenti turk, e nisi vizitën e tij në Shqipëri në qytetin e Laçit, ku inauguroi 522 banesat e ndërtuara me financim turk. Ai dënoj më tej organizatën FETO, tentakulat e së cilës sipas tij janë shtirë edhe në Shqipëri.

Këtë vizitë zyrtare, presidenti turk e përmbylli me vizitën në përurimin e Xhamisë së Et’hem Beut, të restaurar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Bashkërendim. Ai u prit në sheshin “Skënderbej” nga dhjetëra simpantizantë, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close