Categories Lajme

ERE miraton pezullimin e fashës 800 Kwh për dhjetorin, çmimi për HEC-et e vegjël i njëjtë

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë miratoi këtë të mërkurë pezullimin e fashës 800 kwh edhe për muajin dhjetor ashtu sikurse ishte deklaruar më herët nga qeveria. Sipas një vendimi më të hershëm të shtatorit Enti miratoi aplikimin e një tarife 42 lekë për çdo KWh energji por që do të ishte objekt shqyrtimi muaj pas muaji në varësi të situatës.

Për tetorin dhe nëntorin kjo fashë nuk u zbatua duke argumentuar se kursimi kishte dhënë efekt. Për dhjetorin KESH-i në aplikimin depozituar në ERE nënvizonte se situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm çka ka edhe efektin kryesor në kërkesën e pezullimit.

Tashmë FSHU po furnizohet nga KESH-i dhe kushtet kanë ndryshuar. Në aplikimin e depozituar pranë Entit, gjeneruesi publik i cili është ngarkuar me furnizimin me energji të vendit në kushtet e emergjencës pranonte se tashmë rezerva energjetike në dhjetor është 735 GwH.

Bordi i Komisionarëve i ERE miratoi gjithashtu çmimin vjetor të blerjes së energjisë elektrike që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi për vitin 2023. Ky çmim do të jetë i njëjtë me atë të vitit 2022 prej 8.5652 Lekë/kWh. Çmimi real që rezulton sipas bursës hungareze është më i lartë sesa kufiri maksimal vendosur në vendimin përkatës të qeverisë që është jo më shumë se 15 për qind mbi çmimin e llogaritur në vitin 2017.

Kompania publike e shpërndarjes ble energjinë çdo vit sipas një çmimi të miratuar nga Enti sipas formulës : Çmimi mesatar vjetor i tregut të ditës në avancë (HUPX/DAM) i energjisë elektrike në profilin bandë (baseload) i vitit përkatës të bursës hungareze (HUPX) të energjisë elektrike në euro cent/kWh X bonusin për promovimin e burimeve të rinovueshme në masën 1.2 X normën mesatare të këmbimit në Euro/Lekë për vitin e fundit.

Prodhuesit me përparësi pas rritjes së çmimeve në bursa shfaqën interes për të dalë në tregun e lirë për të shitur energjinë e tyre por me një vendim të veçantë në kushtet e emergjencës qeveria i vendosi në detyrimin e shërbimit publik e për rrjedhojë do të vijojnë të shesin me çmimin 8.5652 lekë. Ndërkohë që në treg të lirë ky çmim është shumë herë më i lartë. Deri në gusht sasia e energjisë që kanë shitur prodhuesit me përparësi tek shteti me çmimin aktual i ka kursyer financave të kompanive 250 milionë euro./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME