Moti i keq ka mbërthyer territorin e Vlorës. Raportohet se në orët e vona të mbrëmjes, qyteti bregdetar ka pasur prani të erërave të forta.
Kjo ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike për disa zona të Vlorës. Orikum, Radhimë, Llogora, Selenicë kanë mbetur pa energji që prej orëve të mbrëmjes.
Bllokohet një nga segmentet rrugorre në pyllin e sodës për shkak të rrezimit të pemeve. Në zonë edhe forcat zjarrfikese për zhbllokimin e rrugës
Era ka bërë dëme në aksesorë baresh e restorantesh në shëtitoren Lungomare. Lundrimi detar qëndron i pezulluar për mjetet e vogla, peshkarexhat dhe Tragetin e linjës së Brindisit.