Lajme

Ergys Alushi: Shqipëria do t’i kthehet popullit!

E ka shoqëruar shqiptarin në vitet më të shumta të ekzistencës së tij si shtet.

Ja një shkrim i gazetës “Drita” i datës 19 prill 1939, që përshkruante Heshtjen e popullit në mbretërinë e Zogut.”Detyra tjetër e popullit shqiptar ishte t’i duronte të gjitha padrejtësitë dhe të gjitha poshtërimet në heshtje, në heshtjen e varrit, të cilën anëtarët e Çetës e quanin qetësi dhe rregull.

Populli duhej të mos akuzonte e të çfaqte asnjë gjykim të disfavorshëm për kryetarët dhe eksponentët e rregjimit. Çdo kritikë, sado e matur dhe bërë më qëllim të mirë, merrte me një herë emrin e komunismit dhe ai që kuxonte të çfaqte një.mendim kundër drejtonjësve të padenjë, zvarrnisej nëpër burgje dhe internime, duke u quajtur elementë diversiv”Heshtja e Varrit vazhdoi edhe në regjimin e Diktaturës së Proletariatit.

Ja një shkrim i gazetës “RD” e vitit 1992, që përshkruante Heshtjen e popullit në regjimin Komunist.”Në regjimin më të egër komunist të Evropës, kush fliste kundër udhëheqjes së Partisë dhe politikave të saj, përfundonte burgjeve dhe në internim jo vetëm ai që fliste, por e gjithë familja, duke diktuar në këtë mënyrë, vit pas viti.

Heshtjen totale”Heshtja e Varrit vazhdoi edhe pas vitit 1990, e diktuar në forma e mënyra më”demokratike, pa burgje e internime, por me largime nga puna dhe ndëshkime në mbylljen e hapësirave për të folur e vepruar.Dhe gjithmonë, pas çdo pushteti, pushteti i radhës vinte me premtimin që “Shqipëria do t’i kthehet popullit”!Historia vazhdon. Nga Ergys Alushi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: