Categories Lajme

Eriksen dhe Hakimi i japin fitoren Interit

Interi, praktikisht kampion i Italisë. Skuadra zikaltër ftoi 0-2 në fushën e Crotones dhe do ta fitonte zyrtarisht trofeun në rast se Sassuolo i merr pikë Atalantës në “Mapei Stadiumit” këtë të diel. Një ndeshje e dominuar nga Interi, edhe pse diferenca në lojë nuk reflektohet me një rezultat më të thellë. Gjatë pjesë së parë zikaltrit u ndalën dy herë nga shtylla në tentativat e Lukakut dhe Lautaros në pjesën e parë.

Pas shumë përpjekjesh, takimin e zhbllokoi Christian Eriksen, i cili kishte rreth katër minutë në fushën e blertë, teksa kishte zëvendësuar Stefano Sensin. Golin e sigurisë për Interin e realizoi në kohën shtesë Hakimi, që përmbylli me saktësi, i vetëm përballë portierit, një kundërsulm të shpejt. Tashmë skuadra e Contes do ta festojë kthimin pas 11 vitesh te titulli që këtë të diel, nëse Atalanta nuk fiton në fushën e Sassuolos.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME