Lajme

Erisa Xhixho nxjerr foton me studenten: E shkëlqyer, meriton përkrahje maksimale

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho ka publikuar një fotografi me një studente të IT-së, për të cilën shprehet se ka rezultate shumë të mira.Xhixho thekson se, Tea vjen nga një familje e thjeshtë dhe se ajo e bashkëmoshtarë të saj meritojnë përkrahje maksimale, për të ardhme të sigurt në vendin e tyre.

Postimi i ish-deputetes së LSI-së Erisa Xhixho: Kjo vajzë kaq e paqtë, nxënëse e shkëlqyer, me ëndrra e dëshira të shumta është një model për gjithë moshatarët e saj. Tea Muça, kjo gjimnaziste me rezultate shumë të larta në IT , të impresionon sa nis e flet për dashurinë që ka për shkollën, me gjithë vështirësitë e shumta ekonomike me të cilat përballet çdo ditë familja e saj. Duke mos e venitur buzëqeshjen me tregon për sakrificat që bën mamaja e saj për të siguruar të ardhurat e për të mbajtur familjen.

Familje të thjeshta, që me sa mund e djersë edukojnë e rrisin një brez të ri të shkëlqyer, vajza e djem të talentuar si Tea, që meritojnë më shumë mundësi, përkrahje, ndihmë, për të ecur përpara. Ndaj, bashkë, duhet të rikthejmë shpresën dhe ta bëjmë Shqipërinë tonë vendin e mundësive të barabarta për të gjithë, jo parajsën e disave. Tea dhe të rinjtë si ajo janë e ardhmja, dhe për ta LSI-ja ka një plan të qartë e të realizueshëm, duke mbështetur edukimin cilësor, posaçërisht arsimin profesional të lidhur me tregun e punës, që do garantojë punësim dhe pagë dinjitoze.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close