Lajme

Ermali kundër Elvisit/ Luftë shqiptarësh për tregun e drogës në Romë

Një operacion i madh i karabinierëve sot në mëngjes në Romë është mbyllur me arrestimin e 27 personave, shqiptarë e italianë, anëtarë të dy organizatave kriminale mafioze që operojnë në kryeqytetin italian në t rafikun e d rogës. Hetimet kanë nisur në dhjetor 2017, pas vr asjes së Cristian Di Lauro, në Velletri, dhe kanë futur në objektivin e hetuesve Ermal Arapajn. Pikërisht në territorin e komunës së Castelli Romani bosi shqiptar ka fituar përherë e më tepër pushtet falë aftësive për t’u furnizuar me sasi të mëdha k okaine dhe h ashashi.

Grupi tjetër kryesohej nga Elvis Demçe, edhe ky një tjetër shqiptar i njohur për forcat e rendit. Në rasti e tij, hetimet kanë nisur që më 2000, kur forcat e rendit ushtruan kontroll në shtëpinë e tij në Prenestino.

Prova të ndryshme e vendosin bosin shqiptar në rrjetin e Fabrizio Piscitellit, i njohur si Diabolik, v rarë më 7 gusht 2019. Hetimi ka nxjerrë në dritë agresivitetin e Demçes, i vendosur për të fituar përherë e më tepër hapësirë në panoramën k riminale romane, me shitjen e sasive të mëdha të d rogës e duke fituar kredit me akte të dhunshme.

Një forcë intimiduese karshi rivalëve e borxhlinjve, me objektiv marrjen e kontrollit të një pjese përherë e më të rëndësishme të tregut të drogës.

‘Në këtë aspekt vlen të përmendet zhvatja në dëm të dy vëllezërve rezidentë në lagjen San Basilio, një nga sheshet kryesore të shitjes së drogës, për kthimin e një borxhi që shkonte në 100 mijë euro, pas sasie të papaguar droge’, thuhet në materialin e karabinierëve.

Pikërisht dëshira e Demçes për zgjerim bëri që dy grupet të hynin në konflikt. Ai synonte marrjen e kontrollit në sheshet ku shiste Ermal Arapaj, një treg i mirë-organizuar që të hap oreksin, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll pas arrestimit të të parit, pa asnjë kompensim ekonomik. Përgjimet tregojnë mërinë e Demçes karshi Arapajt.

Kështu nisin përplasjet që kulmojnë me dy episode të rëndë më 5 shtator 2020, kur rivalët i vënë zjarrin vilës së Velletrit dhe makinës së Arapajt e të shoqes së tij. Ai vendos të shkojë në Spanjë për të shmangur rrezikun e prej andej nis të planifikojë vrasjen Demçes, e cila nuk realizohet vetëm për shkak të arrestimit të rivalit.

‘Në fazat finale të planit të mësipërm, u ushtrua një kontroll në banesën e Ermal Arapajt dhe shoqes së tij në Fermo, ku u gjet një p istoletë model Steyr, kalibër .40 me matrikull të fshirë, një karikator me 12 fishekë dhe një maskë silikoni, pajisje që mund të përdoreshin për vrasjen e rivalit’.Syritv

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close