fbpx
Lajme

Ersekë/ Shoferi humbet kontrollin dhe mjeti përfundon mes ferrave i përmbysur, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Barmash, në afërsi të Ersekës, ku si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që në vendgjarje kanë shkuar uniformat blu dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke përfunduar mes ferrave me automjetin e përmbysur.

Njoftimi i plotë i policisë: Kolonjë/Informacion paraprak Më datë 25.09.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të fshatit Barmash, shtetasi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht shtetasit G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec, të cilët u dërguan në Spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button