Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka marrë detyrën e re atë të administratorit të Postës së Shqipërisë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bushati shkruan se është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe.
Ai shkruan se Shqipëria 2030 po ndërtohet, duke nisur nga këto institucione të rëndësishme për qytetarët.
Postimi i Ervin Bushatit: ???????????????????????????????????? & ????????̈????????????????????????????̈???????? marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut:
Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë!Shqipëria2030- qënie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale.