Lajme

Ervis Moçka, “10-ta” e PS Vlorë .Kryetari që ndryshoi imazhin e Qarkut të Vlorës

Ervis Moçka, “10-ta” e PS Vlorë . Kryetari që ndryshoi imazhin e Qarkut të Vlorës Ervis Moçka është një prej elementëve më pozitiv të politikës Shqiptare.Ai është një prej të rinjve ku pavarësisht përfundimit të studimeve në mënyrë ekselente në një prej Universiteteve më të mirë në botë,”La Sapienza” të Romës si dhe master në Universitetin “Roma 3” në nivelin Jurist Europian , vendosi të kthehet dhe të japë kontributin e tij në Shqipëri.Formimet e tij kanë vijuar në nivelet më të larta duke marr dhe gradën Doktor i Shkencave Juridike ndërsa për disa vite me radhë drejtoi Departamentin e Drejtësisë në Universitetin e Vlorës .

Më pas deri në ditët e sotme ,drejtoi Qarkun e Vlorës duke u kthyer në “kryetarin e të gjithëve”.Këtë etiketim e mori nga shumë qytetarë për shkak të mardhënies korrekte nga pritja deri në zgjidhjen e probleme të çdo qytetari që trokiste në derën e tij.Nën drejtimin e tij Qarku i Vlores u bë një institucion me zë të rëndësishëm në arenën kombetare e rajonale.

Si anëtar i Asambles së Rajoneve Evropiane, Moçka u zgjodh anëtar i Byros drejtuese , organit me të lartë vendimarrës si dhe përfaqëson shoqatën e Keshillave të Qarqeve në Këshillin Konsultativ me qeverisjen qëndrore. Përkushtimi dhe këmbëngulja ,bëri që të kthehej në Kryetarin e Qarkut më të vlerësuar përgjatë viteve të fundit duke i dhënë zgjidhje çështjeve të ndryshme me rendësi që nga Vlora deri në Sarandë .

Moçka ka patur vlerësime të shumta në çdo pozicion pune që ka punuar pasi formimi i tij juridik bën që të jetë një njohës shumë i mirë i ligjeve duke dhënë madje dhe konsulenca për problematika të ndryshme brënda dhe jashtë vëndit.

Përkushtimi si drejtues në Qarkun e Vlorës,me mbështetjen e qeverisë , ka bërë që të ketë një përmirësim të dukshëm duke nisur që nga infrastuktura dhe deri te çështja e pronave .

Moçka hyn te drejtuesit që gjithmonë është parë si model si për drejtimin e institucioneve dhe deri mardhënia me banorët ku elementi i korrektësisë ,është ndër pikat e tij të forta.Në listën e kandidimit ,Ervis Moçka mban numrin 10 ,një numër i pëlqyer edhe nga dashamirësit e sportit pasi ka qënë në fanellën e legjendës së futbollit, Maradona .

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: