Lajme

“Është më e lartë sesa thjeshtë një vend pune”, Ambasada e SHBA thirrje prokurorëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, është një nga institucionet që kanë përkrahur vazhdimisht reformën në drejtësi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-ve, u bën thirrje të gjithë prokurorëve që mishërojnë në veten e tyre pavarësinë, profesionalizmin dhe integritetin, të aplikojë për t’u bërë pjesë e SPAK, që sipas ambasadës nuk është thjeshtë një vend pune.

“🇦🇱️ | Shqipëria po krijon një sistem të ri drejtësie, bazuar tek pavarësia, profesionalizmi dhe integriteti. Prokurorët të cilët mishërojnë këto ideale i përgjigjen një thirrjeje për shërbim publik që është më e lartë sesa thjesht një vend pune. Ne iu bëjmë thirrje këtyre njerëzve me kurajo që të bëhen pjesë e të ardhmes së Shqipërisë duke aplikuar për të qenë anëtarë të SPAK. Aplikoni këtu: https://bit.ly/2C6SSer#ReformaNëDrejtësi #DrejtesiaKaNevojëPërJu“, – thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close