Lajme

Është mësuese në gjimnaz, vjehrrit nuk donin që të mbante telefon dhe të punonte

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 39 vjeç nga veriu i Shqipërisë ku me profesion është mësuese. Ajo ka rrëfyer historinë e saj e cila nisi me njohjen e ish-bashkëshortit.

Ai prej vitesh jetonte jashtë, por më pas u kthye në vendlindje, u njoh me gruan, u dashuruan dhe qëndruan të lidhur për 5 vite. Më pas ajo ngeli shtatzënë, kështu u bënë celebrimin, por pa dasmë, vendosën të marrin shtëpi jetuan bashkë. Në 26 Nëntor të 2016 erdhi në jetë djali.

Ajo tregon se problemet mund të kenë nisur edhe nga familjarët e ish-bashkëshortit. 39-vjeçarja shprehet se është disa vite më e madhe se ish-bashkëshorti dhe kur e mori vesh e ëma, ajo thoshte si ka mundësi që djali e ka pranuar kur kishte mundësi që të njihte ndonjë vajzë tjetër më të re. Ose mentaliteti i mbyllur, nuk ishin dakort që ajo të punonte si mësuese.

39-vjeçarja: Më thoshin si ka mundësi që ti vazhdon punën ndërkohë që në familjen tonë nuk lejohet të shkosh në punë. Si të lejohet ty të mbash një telefon ndërkohë që në familjen tonë vajzat e shtëpisë nuk mbajnë telefon deri në momentin që fejohen. Ishte ky mentaliteti që si duket fluencoi edhe tek ish-bashkëshorti im.

39-vjeçarja tregon se javët e para kur lindi ka ardhur vjehrra e saj nga vendi ku jetonin jashtë Shqipërisë dhe pasi u largua sërish dëgjoi duke i thënë djalit të vet për t’i nxjerrë pasaportë nipit dhe ta marrë me vete, të jetojë jashtë Shqipërisë. Gruaja nuk e shikonte këtë gjë të arsyeshme se nuk mund të largohej fëmija nga nëna për asnjë arsye.

39-vjeçarja: Iku vjehrra, filluam jetën normal deri në një natë kur rastësisht ish-burri im ishte duke fjetur në dhomë, të dy ishim në dhomë, unë çohem për të ushqyer djalin, ishte ora diku 23:30 i natës dhe telefonat e të dyve fillojnë dhe bien zile nga i njëjti numër. Kur iu përgjigja nga telefoni im më dilte zë mashkulli, ndërkohë në telefonin e ish-bashkëshortit, përgjigjej një zë femre. Telefonin e mora unë sepse ai ishte në gjumë.

Për momentin unë mora numrin dhe ia dhashë njerëzve të mi. Të nesërmen kur ish-burri im shkon në punë, kushërinjtë e tij i thonë të kemi bërë një lojë mbrëmë që ju kemi marrë të dyve në telefon, ku tek telefoni ishte një zë femre kurse tek telefoni i nuses tënde ka qenë zë mashkulli, por që mbrëmë që kemi bërë lojën, janë persona që na shqetësojnë për të ditur kush jemi.

Pastaj vjen bashkëshorti, ka qenë java e dytë ose e tretë që kishte lindur djali dhe më thotë kë ke marrë në telefon dhe unë i tregoj që kështu, kështu ishte situata dhe doja ta gjeja kush ishte personi. Aty filloi të acarohej, të hiqte perdet e shtëpisë dhe më thotë që ke për të marrë djalin dhe ke për të ikur nga shtëpia. Ika tek prindërit e mi dhe jetova një javë aty.

Gruaja tregon se dhe familjarët e tij u përpoqën që t’ja mbushnin mendjen ish-bashkëshortit se ka qenë vetëm një lojë sepse nuk donin të bëheshin ata shkak i ndarjes së tyre. Madje i shkuan dhe tek shtëpia e dhe i kërkuan falje dhe asaj dhe prindërve dhe për hir të djalit vendosi të kthehej dhe një herë me të. /tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: