Categories Lajme

“Është motra ime, nuk e hedh poshtë”, vëllai refuzon testin e ADN-së

Në kërkesën e saj ndaj “Ka Një Mesazh Për Ty”,  Shegushja ka ftuar gruan që mendon se është nëna e saj, Nailen, por ajo nuk ka pranuar të vijë. Personi i dytë që ajo i drejtoi ftesën, Hermondi, është vëllai i familjes ku ajo është rritur, të cilës mendon se nuk i përket. Pas 8 vitesh larg, vëlla e motër takohen në studion “E diela shqiptare” në Tv Klan, por a do pranojë Hermondi të kryejë testin e ADN-së për të qetësuar brengën e Shegushes?

Shegushe: Unë kam ardhur këtu, të kam bërë ftesën ty… nuk mund të vazhdoj më.

Ardit Gjebrea: E ke të vështirë? Është e bllokuar, e ka të vështirë të shpjegojë. Kur motra jote ka qenë e vogël  ka dëgjuar që në moshën 10-vjeçare thashetheme nga njerëzit rreth e rrotull që nuk ishte vajza e familjes tuaj.

Disa herë ajo është përpjekur që të takojë zonjën tjetër sepse sipas Shegushes ka ndodhur një ndërrim në maternitet. Është rritur në familjen tuaj dhe deri në 10 vjeç ajo ka jetuar me idenë që “po, kjo është familja ime”.

Njerëzit nuk pushonin, flisnin, flisnin, flisnin dhe të them të vërtetën ajo që diskutova pak më parë ishte që ndonjëherë opinioni mund të shkatërrojë një familje por mund të thojë edhe një të vërtetë. Motra sot ka ardhur dhe thotë “nëse unë jam vajza e asaj familjeje, në rregull, nëse nuk jam, ta marrim vesh të vërtetën. 

Unë besoj që një njeri ka të drejtë që të dijë “është kjo familja ime biologjike apo jo, është Hermondi vëllai im apo  jo”.  Ti do të ishe i gatshëm që ne të ndihmonim motrën tënde, të gjenim të vërtetën është apo jo?

Hermond: Pak a shumë nuk e di, se jam i fundit nga fëmijët.

Ardit Gjebrea: Po s’ka gjë, ti je një nga fëmijët.

Hermond: Unë e njoh për motër.

Ardit Gjebrea: Sigurisht, por a do doje të ndihmoje që ajo të gjejë është motër apo jo?

Hermond: Nuk e di.

Ardit Gjebrea: Ka një mënyrë për ta marrë vesh. E ke parasysh tamponin e Covid-it?

Hermond: Po.

Ardit Gjebrea: Bukur. Bëhet një tampon, merret pak pështymë nga ti, pak pështymë nga motra, bëhet një analizë dhe e marrim vesh, do ishe i gatshëm ta bëje?

Hermond: Jo.

Ardit Gjebrea: Pse?

Hermond: Sepse e konsideroj si motër. Nuk e hedh poshtë, është motra ime, çdo gjë që mund t’i ketë ndodhur, është rritur në familjen time./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME