Lajme

EULEX-i bastis shtëpinë e Jakup Krasniqit

Forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it në mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it. Arsyet e shkuarjes se njësiteve të EULEX te shtëpia e Jakup Krasniqit ende nuk dihen. Ata janë ende duke qëndruar duke bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte edhe zëdhënës i UÇK-së. Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës. Aktualisht Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close