Categories Lajme

Eurodeputetja: Duhet të ruhet marrëveshja e 5 qershorit!

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka prezantuar raportin për vendin tonë. Në fjalën e saj ajo tha se ky draft raport nuk ka ndonjë ndryshim nga ato të kaluarat, por theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave. Santos tha se duhet t’i krijohen kushte të rinjeve në mënyrë që ata të qëndrojnë në Shqipëri. Të gjitha forcat politike, tha ajo, duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

“Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, për pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të vazhdojë reforma kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Reforma në gjyqësor duhet të përfundohet. Kemi shumë gjëra të tjera që duhet të punojmë. Në ditët në vazhdim të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

Një nga shqetësimet e tjera është e ardhmja e vendit. Popullsi e re e talentuar. Duhet të krijojmë kushtet që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri, pasi ka pasur shumë nga ata që janë larguar. Duhet ti plotësojmë kushtet që të kthehen në vendin e tyre. Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që në kemi vendosur. Pavarësisht kushteve për shkak të pandemisë Shqipëria ka punuar shumë për të përmbushur kushtet dhe për të ecur përpara”, tha Santos.

Marrëveshja e 5 qershorit Për marrëveshjen e 5 qershorit eurodeputetja tha: “Duhet të ruhet marrëveshja e 5 qershorit në të mirë të vendit për të pasur sa më shumë përfitime për popullin shqiptar. Dëshira e popullit shqiptar për tu bërë pjesë e BE është e madhe dhe këtë nuk duhet ta harrojmë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME