Lajme

Evakuohet aeroporti i Prishtinës, pas një kërcënimi me bombë

Pasditen e së hënës, një kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’ ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës. Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara ka njoftuar se pasi është pranuar kërcënimi udhëtarët dhe personeli janë evakuar.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar. Ekipet emergjente janë në terren”, ka deklaruar Gara. Policia e Kosovës, thotë se informatat për kërcënimin për bombë, në Aeroportin Ndërkombëtar, ‘’Adem Jashari’’, janë pranuar rreth orës 16:00.

Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur veprimet operative të nevojshme për menaxhimin ne situatës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close