Lajme

Evis Kushi: Një 7 mars ndryshe, do të mbahet mend për sakrificën madhore

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zgjedhur të urojë Ditën e Mësuesit nëpërmjet një videoje të veçantë, ku ajo vetë i është bashkuar një kolazhi urimesh e falënderimesh nga nxënës të shkollave të ndryshme të vendit. Në mesazhin e saj, Ministrja Kushi nënvizon se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë:

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.

Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, ministrja Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë: “Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: