Categories Lajme

Exclusive/ Skandali i radhës! Karta të huaja SIM janë kapur në aeroportin e Rinasit, përse do shiteshin në vendin tonë?

Mijëra karta SIM, që dyshohet se origjinën e kishin nga Britania e Madhe janë kapur nga policia në aeroportin e Rinasit. Gazetarja Anila Hoxha zbuloi këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” se policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe kanë mbërritur në Rinas. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Por përse shiten kartat e huaja në Shqipëri?

Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.

Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, që shton se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë.

Ndërsa një ditë më parë, gazetari Muhamed Veliu, ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri telefonit.

Kjo nuk është lista e vetme me numra telefoni që qarkullon në rrjet. Skandali nisi me publikimin e listës së patronazhistëve pjesë e të cilës ishin edhe numrat e celularit të këtyre personave të përfshirë në listë, për të vijuar me bërjen publike të databazës së pagave së bashku me numrat e telefonit dhe targave të automjeteve që shkaktoi një konflikt social.

Ekspozimi i këtyre të dhënave sensitive dëshmon nevojën për forcimin e sigurisë kibernetike në një kohë kur ruajtja e të dhënave personale po kthehet në një sfidë të madhe. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME