Lajme

“Fabrika me sipërmarrës grek në Kolonjë të Lushnjës”/ Braçe: 270 tonë produkt, i gjithi për eksport

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka vizituar sot një fabrikë të përpunimit të brumit e ngritur në Kolonjë të Lushnjës me një sipërmarrës grek. Ai tha se prodhimi prej 270 tonë i kësaj fabrike, shkon i gjithi për eksport. “Prodhimi është thelbi. Me ata që kanë bërë fabrika, prodhojnë e nuk bëjnë pallate. Me Eldon në fabrikën e tij e të një sipërmarrësi grek, Kostandinos, në Kolonjë/Lushnjë. T’ua them që në nisje. Më frymëzojnë prodhuesit. Nuk kanë kohë të humbin, kohën ua dikton procesi i prodhimit, kanë ritmin e prodhimit e kurrë nuk merren me llafe. Konstandinos e Eldo kanë ndërtuar këto linja të përpunimit të brumit, prodhimit të produkteve prej tij, bashkë me çokollatën. 270 tonë produkt i gjithi për eksport”, tha ai.

Braçe shton se, “me mund e sakrifica po zgjerojnë prodhimin, 40 punëtore në dy turne, njëri ai i prodhimit të bukës, për t’u bërë shpejt me tre turne për t’ju përshtatur edhe tregut vendas, dyqane të reja për këtë treg”. “E pyeta: Pse këtu dhe pse jo në Greqi”. “Për tatimfitimin dhe taksën e punës – sigurimet shoqërore, janë shumë më poshtë në vendin tonë”, m’u përgjigj. Ja pra që prodhimi vlen. Jetohet e bëhet sipërmarrje edhe pa u marrë veç me ndërtim pallatesh. Një fabrikë vlen edhe më shumë, shërben edhe më mirë për njerëzit dhe ekonominë”, tha ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close