Lajme

Fadroma përplas pushuesin në Pogradec, 53-vjeçari transportohet për në spital

Një aksident është regjistruar sot në Pogradec, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”.

Mësohet se mjeti tip fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin me inicialet D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close