Categories Lajme

Fakte të reja për eliminimin e ish-policit dhe bashkëjetueses së tij në Shkodër

Një intrigë çoi në ekzekutimin e ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëjetueses e tij, Silvana Ndoci. Hetimet kanë zbuluar se përhapja e një thashethemi ka patur për qëllim futjen në konflikt të bandave rivale në Shkodër.

Për këtë arsye u përhap fjala sikur Boran Bërçana ishte shprehur, unë e shtypa butonin e bombës ndaj Lul Kullës. Bëhet fjalë për shpërthimin e tritoli në qendër të Shkodrës, që shkaktoi terror, plagosi kalimtarë dhe vetë Lul Kulla u dëmtua rëndë.

Në të vërtetë, sipas një burimi të ABC News, Boran Bërçana nuk e kishte deklaruar një fakt të tillë dhe ai nuk kishte patur lidhje me ngjarjen. Pas verifikimeve ai ndodhej në Spanjë, për llogari të një grupi kriminal.

Por vendimi i ekzekutimi ishte marrë. Dhe jo vetëm për ish-policin, por edhe për bashkëjetuesen e tij që cilësohej si person që kishte dijeni për shumë ngjarje. Mbi ta u shtinë 28 plumba, por fëmija i vogel i tyre shpëtoi, sepse ndodhej në sediljen e pasme.

Ngjarja ka ndodhur në korrik dhe asnjë i dyshuar nuk është në pranga. Hetuesit nuk kanë gjetur asnjë provë ligjore, as në vendin ku ndodhi ekzekutimi dhe as në makinën e autorëve e cila u gjet e djegur në By-Pass

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME