Categories Lajme

Fakultetet e Universitetit të Tiranës solidaritet me të prekurit nga tërmeti/Hoxha: Mbështetje studentëve që u janë dëmtuar shtëpitë

Procesi mësimor rifillon ditën e nesërme edhe në auditoret e Universitetit të Tiranë i ndërprerë pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, katër dekanë të Fakulteteve të Universitetit të Tiranës kanë shprehur solidaritet me të prekurit nga tërmeti ndërsa deklaruan se pas inspektimeve godinat e Universitetit rezultojnë në gatishmëri për të bërë mësim. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha vuri në dukje sensibilizimin e studentëve dhe të pedagogëve për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti. “Fakulteti i Drejtësisë e ka përcjellë me shqetësim këtë situatë. Ne ju kemi kërkuar studentëve tanë që të në raportojnë se kush ka probleme të veçanta të dëmtimit në banesat e tyre. Tre studentë, dy në Durrës dhe një në Thumanë na kanë njoftuar se banesat e tyre janë deklaruar të pabanueshme. Ne po mendojmë si ti asistojmë ata”, tha Hoxha.

“Kemi dhënë kontribute financiare. Organizatat e studentëve kanë mbledhur ndihma për familjet në nevojë. Kemi qenë në vlerësim të situatës dhe ajo që ne konstatojmë është një solidaritet i madh jo vetëm i stafit akademik, por edhe studentëve”, tha Hoxha. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë nënvizoi se “ajo që duhet të përçojmë në këtë konferencë është se ne duhet t’i rikthehemi jetës normale, studentët duhet të rifillojnë studimet bashkë me ne pedagogët. Ne kemi planifikuar një axhendë të zëvendësimit të orëve që kemi humbur dhe mesazhi im është që jeta vazhdon”. Dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule tha se do të janë 60 studentë ekselëntë në fushën e menaxhimit të riskut që do të jenë në dispozicion të strukturave të shtetit që po merren me menaxhimin e kësaj situate. “Vitin e kaluar, Fakulteti i Ekonomisë ka filluar një master në “menaxhim risku” është pikërisht për përgatitjen e specialistëve në këtë fushë. Kemi 30 studentë të shkëlqyer të masterit dhe 30 janë në vitin e parë. Këta do të jenë të gatshëm për të kontribuar  kudo të jetë nevoja në strukturat e institucioneve shtetërore që po merren në menaxhimin e kësaj situate” , tha Kule. Dekani I Fakultetit të Shkencave Sociale, Edmond Rapti tha se kanë trajnuar mbi 300 punonjës socialë dhe psikologë, të cilët janë përgatitur për të asistuar nëpër shkolla.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME