Categories Lajme

“Faleminderit vëllezër”/ Mes tyre dhe Shqipëria, Lombardia falenderon vendet që e ndihmuan (Video)

“Faleminderit vëllezër!” Me këto fjalë dhe me anë të një video rajoni i Lombardisë ka falenderuar të gjithë vendet që iu gjetën pranë në periudhën më të këqe të tij, gjatë përballimit të koronavirusit.

Lombardia ka qenë zona më e prekur në Europë nga COVID-19 dhe aktualisht është edhe rajoni me më shumë fatalitete për koronavirusin në kontinentin e vjetër. Në videon e shpërndarë ka vend padiksutim edhe për Shqipërinë, e cila dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermier.

Në këtë periudhë Lombardia nuk u ndihmua vetëm me mjekë dhe infermier, por më të gjithë mjetet e nevojshme spitalore për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. Në shtet që kontribuan sadopak përveç Shqipërisë ishin edhe Australia, Kina, Koreja e Jugut, Kuba, Izraeli, Novegjia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Amerika, Zvicra, Tunizia, dhe Ukraina.

Ndërkohë përveç ndihmës së parë Report Tv mëson ekskluzivisht se një grup tjetër infermierësh, prej 60 personash, është nisur drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë. 60 infermierët që janë nisur drejt Italisë, jo të gjithë kanë qenë të punësuar aktiv. Ato priten që të trajtohen për disa ditë në Itali, ku dhe më pas do të nisin punën në spitalet COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME