Categories Lajme

“Falenderoj Zotin që na bëri bashkë”- Baba Mondi merr titullin “Qytetar Nderi” në Vlorë: Mos e lini këtë vend të bekuar, të parët tanë dhanë jetën

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë titullin “Qytetar Nderi” në qytetin e Vlorës.

Gjatë një ceremonie, ku të pranishëm ishin figura të ndryshme të jetës publike, Baba Mondi u vlerësua për punën dhe kontributin e tij në shoqëri.

Gjithashtu vetë Baba Mondi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në ceremoni, ndërsa pati dhe një këshillë për shqiptarët që duan të largohen.

“Faleminderit për këtë ceremoni, për këtë ditë të shenjtë për mua, si një nga figurat kryesore të njerëzimit. Ndihem i privilegjuar dhe i respektuar. Falenderoj vëllezërit e mi që më mbështesin në çdo vështirësi, në këtë ditë kaq të veçantë shprehim përgëzimin e tyre, mirënjohjen e përgëzoj se zgjat përgjithmonë.

Falenderoj Zotin që na bëri bashkë këtë ditë. Dua ta mbyll me një shprehje të Baba Aliut: “Jeta përbëhet nga dy ditë, një për ty e një kundër teje”.

Mos e lini këtë vend të bekuar ku të parët tanë dhanë jetën, shqiptarët kudo kanë dhënë e japin, por më shumë japin në vendin e tyre”, tha Baba Mondi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME